Konkurs për çmimin "Nikolla Mlladenov" për storien më të mirë hulumtuese për vitin 2019

Се чита за 1 мин.

Media-Instituti Maqedonas (MIM), për të 19-tën herë, shpall konkursin për çmimin prestigjioz të gazetarisë "Nikolla Mlladenov" për storien më të mirë hulumtuese të vitit.

Konkursi është i hapur për të gjithë gazetarët dhe redaksitë profesionale që kanë botuar storie hulumtuese në media në Maqedoni gjatë vitit 2019.  Gazetarët, redaksitë dhe shoqatat mediale, gjithashtu, kanë mundësi të bëjnë paraqitjen e storieve hulumtuese që janë publikuar në media të tjera nga kolegë të tyre-gazetarë, me pajtimin e tyre.

Nuk ka kufizime sa i përket numrit të storieve të cilat një gazetar, redaksi apo shoqatë mediale mund të paraqesin në  konkurs.

Autorët e storieve më të mira hulumtuese do të fitojnë çmime në të holla, në lartësi prej:

- 30.000 denarë për çmimin e parë;

- 20.000 denarë për çmimin e dytë;

-10.000 denarë për çmimin e tretë;

Konkursi është i hapur deri më 2 mars 2020, ndërsa aplikimet mund të dërgohen ekskluzivisht me postë elektronike në:  mim@mim.org.mk

Për paraqitje në konkurs është e nevojshme të plotësohet formulari për aplikim, i shkurtër, (bashkëngjitur në shtojcë) dhe të dërgohet në e-postën e theksuar. Për çdo aplikim, MIM do të dërgojë detyrimisht dëshminë e pranimit. Po qe se ndonjëri prej aplikantëve nuk e merr dëshminë e aplikimit, detyrimisht duhet t’i drejtohet MIM-it para afatit të fundit për aplikim në konkurs.

Kriteret për përzgjedhjen e storieve më të mira hulumtuese janë të arritshme këtu.

MIM e ndan Çmimin për storien më të mirë hulumtuese të vitit rregullisht që nga viti 2001, me qëllim që ta nxit dhe ta mbështet gazetarinë hulumtuese, që konsiderohet si arritje e lartë e gazetarisë dhe si element i rëndësishëm në forcimin e demokracisë në çdo shoqëri.

Më tepër informata mbi konkursin mund të merren në telefonin: 02/30 90 144; dhe në mim@mim.org.mk

docxFormular za apliciranje14.57 KB